×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata amerikane e gazetarëve reagon pas kërcënimeve që mori Insajderi kur raportoi për arrestimin e të kërkuarit nga Zvicra

    Insajderi
    04 July 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Committee to Protect Journalists” – Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizata ndërkombëtare me qendër në New York, që merret me lirinë e mediave, ka reaguar pas kërcenimeve ndaj gazetarëve të Gazetës Insajderi.

    Të hënën e kaluar, Gazeta Insajderi raportoi për një rast të arrestimit në pikën kufitare në Vërmicë. Policia e Kosovës arrestoi 33 vjeçarin Almir Daci.

    Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për veprat penale “Shpëlarje parash”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve udhëtimi” dhe “Veprimtari lidhur me trafikun rrugor”.

    Pas publikimit të këtij lajmi në redaksinë e Insajderit fillimisht ka telefonuar një grua e cila është paraqitur si motra e Almir Dacit.

    “Largone lajmin se keq jau qet”, tha ajo.

    Më vonë telefonoi një person tjetër i cili u paraqit si vëllai i Dacit. Ai kërcënoi edhe më ashpër redaksinë.

    “Ka me ju kallë me benzinë, kur të vijë ju kallxojë se qysh bëhet shpëlarja e parave. Hiqeni lajmin, ku e keni ju atë të drejt me postu. Na bojna krime me ju mbajt juve gjallë…”, tha mes tjerash Valmir Daci.

    Në reagimin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, thuhet se Autoritetet e Kosovës duhet të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë për kërcënimet e dhunës fizike ndaj stafit të gazetës investigative online Insajderi, t’i nxjerrin autorët para drejtësisë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.

    Përfaqësuesja eCommittee to Protect Journalists”,  për Evropë, Attila Mong, tha se autoritetet e sigurisë në Kosovë duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar siguri për gazetarët dhe që kërcënuesit në asnjë formë nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar.

    “Është një zhvillim i mirëpritur që autoritetet e Kosovës reaguan shpejt ndaj kërcënimeve të bëra nga persona të panjohur ndaj redaksive të gazetës Insajderi. Autoritetet duhet të nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve që punojnë atje dhe të demonstrojnë se kërcënimet ndaj gazetarëve nuk mbeten pa u ndëshkuar”, tha Mong.

    Në reagimin e tyre përmendet edhe kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi, i cili ka shpjeguar rastin e kërcënimeve të vazhdueshme që gazetarët e këtij medium kanë marrur nga personat në fjalë.

    Gazeta Insajderi ka publikuar edhe videon e momentit kur kërcënohet nga vëllai i Almir Dacit.

    Arrestimi i Dacit ndodhi me 24 qershor, pasi që dyshohet për shpëlarje parash, mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.

    Ndaj tij kishte urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti zviceran.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark