
Organizata sebre “Mbrojtja popullore” ka shpërndarë disa fletushka në të cilën bëhet thirrje për kundërshtim ndaj Policisë së Kosovës të cilës i referohet si “Policia e Kurtit”.
Në fletushka udhëzohen serbët që t’i gjuajnë me gjësende policët e Kosovës, përfshirë edhe me kokteje molotovi.
Po ashtu udhëzohen edhe si të goditen me shuplakë shërbyesit komunal.
Në këto fletushka janë dhënë udhëzimet se si të thyhen veturat e policisë “më lehtë” e po ashtu edhe ka udhëzime se si “të bëhet kokteji i molotovit”.
Këto janë udhëzimet që përmbajnë fletushkat:
“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.
1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit
Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)
2. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.
3. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit
Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.
4. Udhëzim për bërjen e koktellit
Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.
5. Kundërvënie e detyrueshme
Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori
Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon
Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.