Fadil Geci është dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar që po dëshmon në rastin e ish-krerëve të UÇK’së.
Geci është “konfrontuar” me disa nga ish-krerët e UÇK’së prezentë, duke iu drejtuar atyre me fjalët “LPK’ja ishte organizatë leniniste dhe koka e tyre ishte në Rusi”, shkruan Insajderi.
Ai e tha këtë duke folur për Këshillin e Emergjencave.
“Na kanë përça popullatën në përgjithësi, se në Kosovë kanë qenë dy grupe: Njëri për shtet, e tjetri për pushtet. Grupi që ka qenë për shtet jamë unë në krye me Ibrahim Rugovën, kurse grupi që ka qenë për pushtet dhe do të na spjegojnë qysh pse, e unë jam këtu me u ballafaqu me ta”, ka deklaruar ndër të tjera Geci.
Ndiqeni videon më poshtë për ta parë këtë sekuencë: