Njëri nga organizatorët e festivalit të birrës në Prishtinë – “Beerfest”, ka thënë për Insajderin se incidenti i ndodhur sonte nuk pritet të ndikojë në anulimin e dy netëve të tjera të festivalit.
“Nesër do të takohemi me policinë, por mendoj se nëse nuk mbahet dy netët e ardhshme krijohet idea se jemi frikuar”, ka thënë ai, raporton Insajderi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Disa persona janë lënduar pasi janë përplasur ndërmjet vete, duke u shpërndarë nga paniku i krijuar pas të shtënave, njofton Insajderi. /Insajderi.com