Organizohen protesta kundër vendimit që e ndalon BIK-un të kryej shërbime funerale në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Organizohen protesta kundër vendimit që e ndalon BIK-un të kryej shërbime funerale në Prishtinë

    Insajderi
    03 February 2022 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një vendimi të dërguar në Gazeta Insajderi, përfaqësuesi i kompanive private të shërbimve funerale Blerim Nreci, ka njoftuar se më 7 shkurt 2022, do të organizohen protesta kundër shfuqizimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame në Prishtinë, për kryerjen e shërbimeve funerale.

    Po ashtu në njoftim bëhet e ditur në protstë opinion publik do të njoftohet edhe për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë  për ndalimin e kryerjes së shërbimeve funerale në Komunën e Prishtinës nga ana e Bashkësisë Islame të Prishtinës, shkruan Insajderi.

    Sipas tyre në këtë protesë po ashtu do të kërkohet nga KK.Prishtina,shfuqizimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim të objektit tek varrezat e Qytetit të Prishtinës, për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës.

    Në njoftim bëhet e ditur se protesta do të fillojë nga ora 12:00 më 07 shkut  nga morgu i Spitalit të Qytetit të Prishtinës në drejtim të objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës, ku aty do të shfaqen kërkesat e Kompanive dhe më pas do të vazhdohet në drejtim të Bashkësisë Islame të Kosovës./Insajderi/

    Njoftimi i Plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark