Orkestra e Filharmonisë së Kosovës gati për koncertin e radhës - Insajderi
×
Kulturë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës gati për koncertin e radhës

Insajderi
12 April 2017 - 15:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Orkestra Filharmonike e Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit për koncertin e radhës i cili do të vijë shumë shpejt.

Ky koncert do të vijë nën drejtimin e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa.

Nga Maqedonia do të vijë të interpretojë në piano, Shkëlzen Baftiari, ndërsa nga Finlanda vjen pianisti Johannes Piirto.

Gjatë këtij koncerti do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur si: Jean Sibelius, Robert Schumann, Sergei Prokofiev, Pyotr I. Tchaikovsky. Ky koncert do të vijë nën dirigjimin e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më datë 28 prill, në ora 20:00, në Pallatin e Rinisë- Salla e Kuqe, Prishtinë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark