Orteku i borës në Itali - Humbin jetën dy alpinistë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Orteku i borës në Itali – Humbin jetën dy alpinistë

    Insajderi
    07 January 2024 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy alpinistë humbën jetën nga një ortek të shtunën, në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit.

    Orteku ka ndodhur rreth mesditës, në një lartësi prej 2200 metrash në luginën Formaca, në rajonin Piemonte të Italisë veriore.

    Një nga viktimat u hodh nga orteku në liqenin në fund të shpatit, ndërsa trupi tjetër u gjet në dëborë.

    Pavarësisht erërave të forta, helikopteri arriti të zbarkonte një ekip shpëtimi të ndihmuar nga një njësi qensh.

    Një helikopter zjarrfikës me zhytës u dërgua për të nxjerrë trupin nga liqeni, thanë ekipet e shpëtimit.

    Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark