Një ortek dëbore pasditen e sotme ka rënë sipër një fadrome, duke rrezikuar dhe jetën e fadromistit, i cili ndodhej brenda automjetit.
Siç shihet në një video të siguruara dëbora ka zënë poshtë fadromën por për fat të mirë drejtuesi Gëzim Lumaj, ka shpëtuar mrekullisht.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkami i Shaljaneve” teksa fadroma ishte duke punuar në hapjen e aksit Vermosh-Budaç, në Njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe.