Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës, duke bërë thirrje që të kapen autorët.
“Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta hetojnë atë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, derisa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë një komunikim më të mirë”, shkruan OSBE në Twitter.
Një sulm tjetër ndaj Policisë ndërkufitare të Kosovës ka ndodhur sot në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se sulmi ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Nuk raportohet për të lënduar.