OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

    Insajderi
    03 June 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të de-eskalohet situatë në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike, shkruan Gazeta Express.

    Si hap i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit.

    Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.

    Në hapin e tretë thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it.

     Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.

    “Jeta normale fillon, garantohet akçes për punëtorët e komunave”, thuhet në hapin e katërt.

    Si hap të pestë e propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

    Hapi i gjashtë, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve, shkruan Express.

    OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në  hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark