OSBE reagon ashpër për mbarëvajtjen e referendumit në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OSBE reagon ashpër për mbarëvajtjen e referendumit në Turqi

    Insajderi
    17 April 2017 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë sot se referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare.

     

    Sot më herët edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Cezar Florin Preda, i cili e ka mbikëqyrur referendumin, tha se referendumi për ndryshime kushtetuese i mbajtur dje në Turqi nuk i ka plotësuar standardet e vëna nga Këshilli i Evropës.

    Shefja e misionit mbikëqyrës të OSBE-së në referendumin e Turqisë, Tana de Zulueta, ka thënë se ka pasur mungesë të paanshmërisë para votës të së dielës, sepse votës “Po” i ishte dhënë mundësia për t’i dominuar mbulimet e mediave, ndërsa pala tjetër ishte kufizuar dhe shumë gazetarët ishin arrestuar, transmeton Express.

    “Referendumi u mbajt në një mjedis politik në të cilin liritë thelbësore të nevojshme për mbajtjen e një procesi të vërtetë demokratik u cunguan për shkak gjendjes emergjente, ndërsa dy palët nuk kishin mundësi të barabarta gjatë fushatës për referendum,” ka thënë ajo.

    Ajo shtoi se resurset shtetërore janë keqpërdorur në favor të votës “Po”, dhe se aktivistët e fushatës për votim kundër ishin penguar shpesh.

    Turqit dje votuan 51.4 për qind në favor të ndryshimeve kushtetuese, duke ia dhuruar kështu presidentit Recep Tayyip Erdogan një pushtet të ri gjithëpërfshirës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark