OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri

    Insajderi
    23 February 2025 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës mbylli të premten objektet e Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut, të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb, për shkak të dyshimit se aty mund të ishin kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

    Lidhur me këtë OSBE ka bërë një reagim.

    Në reagimin e OSBE-së thuhet se mbyllja e këtyre qendrave do të ndikonte negativisht në aksesin e komuniteteve joshumicë në shërbimet kryesore. “Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale,” thuhet në reagim.

    Misioni i OSBE-së thekson se mbyllja e këtyre objekteve duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark