OSBE  thirrje Rusisë, "Ndryshoni vendimin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    OSBE  thirrje Rusisë, “Ndryshoni vendimin”

    Insajderi
    22 February 2022 - 03:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka lëshuar një deklaratë pas njohjes nga Rusia të rajonit të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës si të pavarur.

    “Ky hap është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore të OSBE-së dhe bie ndesh me marrëveshjet e Minskut”.

    “Si të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, Rusia ka marrë përsipër angazhimet për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të të tjerëve. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të anulojë menjëherë këtë vendim”.

    “Njohja vetëm do të nxisë tensione të mëtejshme dhe do të ndajë popullsinë që jeton në këto rajone nga pjesa tjetër e vendit të tyre, Ukrainës”./KlanKosova


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark