Oscar Pistorius atleti olimpik i Afrikës së Jugut u dënua me gjashtë vite burgim, për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp me 14 shkurt 2013.
Gjykatësi Thokozile Matilda Masipa i Gjykatës së Lartë në Pretoria, tha se janë marrë parasysh masat lehtësuese për uljen e dënimit që është shumë minimale në krahasim me 15 vjetë të kërkuar nga prokurorët.
Sipas gjykatësit Masipa dënimi minimal prej gjashtë viteve erdhi për shkak të paaftësisë së tij fizike dhe kërkim faljes së vazhdueshme të Pistorius ndaj prindërve të Reeva Steenkamp. /Insajderi.com