“Oscars” ia sheh sherrin vendimit të Donald Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Show / Kulturë

    “Oscars” ia sheh sherrin vendimit të Donald Trump

    Insajderi
    29 January 2017 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Urdhri ekzekutiv i Donald Trumpit për t’i ndaluar shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, hyrjen në Amerikë, do ta lerë jashtë ceremonisë së çmimeve “Oskar”, regjisorin iranian Asghar Farhadi, kandidat për Statuetën e Artë.

    Eventi që lartëson filmat më të mirë të 2016-s, zhvillohet më 26 shkurt në “Dolby Theatre” të Hollivudit, por me urdhrin e hyrë në fuqi më 27 janar, Farhadi nuk do të udhëtojë dot drejt Kalifornisë, për të mbështetur filmin e tij.

    Për 90 ditë, asnjë shtetasi nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni nuk do t’u lëshohet vizë amerikane.

    Filmi i Farhadit, “Shitësi”, është nominuar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, krahas filmit danez “Toka e minave”, atij gjerman “Toni Erdmann”, kanadezit “Është vetëm fundi i botës” dhe filmit australian “Tanna”.

    Ai rrëfen historinë e një mësuesi gjimnazi, interpretuar nga aktori Shahab Hosseini, i cili kërkon të hakmerret ndaj personave të cilët i sulmuan bashkëshorten e tij brenda apartamentit të çiftit, përcjell tch.

    Regjisori që rrezikon të mungojë në edicionin e 89-të të ndarjes së çmimeve më prestigjioze të kinematografisë, është njeriu që shkroi një faqe të re në historinë e këtij eventi në 2012-ën, kur filmi i tij “Një ndarje”, u bë i pari film iranian që fitonte një “Oskar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark