×
  • Sport
  • Sport

    “Ose burgu, ose futbolli” – ish-shefi i Liverpoolit thotë se ai i ka shpëtuar karrierën Sterlingut

    Insajderi
    24 March 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuart Webber është ish-shefi i Liverpoolit i cili e mbajti këtë post nga 2009 deri në 2012. Gjatë kohës së tij në klub, ‘Të Kuqtë’ nënshkruan me Raheem Sterling, atëherë 15-vjeçar.

    Tani, Webber ka bërë disa pretendime të guximshme për Sterlingun dhe katër lojtarë të tjerë anglez, duke shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale.

    Webber, i cili së fundmi punoi tek Norwich si drejtor sportiv, tha se Sterling do të kishte qenë në burg nëse nuk do të kishte funksionuar futbolli për të.

    “Jonny Rowe nuk do të kishte problem që ta thosha këtë por, Abu Kamara, Max Aarons, Jamal Lewis dhe Raheem Sterling prej nga vinin duhej të funksiononte futbolli për ta, përndryshe alternativa tjetër do të ishte burgu”, ka thënë Webber.

    Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Sterling dhe lojtarët e tjerë që Webber i ka përmendur kanë mbetur thellësisht të ofenduar nga pretendimet e uellsianit.

    Nëna e Max Aarons e akuzoi 39-vjeçarin për racizëm dhe mungesë respekti. Webber raportohet se më pas kishte kërkuar falje dhe kishte kontaktuar lojtarët dhe familjet e tyre.

    Sterling ka luajtur për Liverpoolin deri në vitin 2015, ku pastaj u largua në drejtim të Manchester Cityt. Ai është momentalisht pjesë e Chelseat, pasi u largua nga ‘Etihad’ në 2022./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark