OSHP e “lë” pa mobile Ministrinë e Punëve të Brendshme [Dokument] - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OSHP e “lë” pa mobile Ministrinë e Punëve të Brendshme [Dokument]

    Insajderi
    16 January 2017 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me anë të një vendimi, i ka anuluar Ministrisë së Punëve të Brendshme tenderin për furnizim me mobile, ngase sipas vendimit të panelit shqyrtues ka pasur shkelje të nenit 65 i ligjit të Prokurimit Publik(LPP).

    Pas reagimit nga pala ankuese, e cila ka pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme gjatë procesit të vlerësimit të ofertave ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, ekspertja e shqyrtuese i ka rekomanduar Panelit shqyrtues që të aprovoj si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik ankues, ndërsa MPB të anuloj njoftimin për dhënie të kontratës së autoritetit kontraktues.

    Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues.

    “Pretendimi i operatorit ekonomik ankues ku thuhet se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të nenit 65, Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi I operatorit ekonomik ankues, për faktin se operatori ekonomik ankues është eliminuar nga pjesëmarrja në aktivitetin e prokurimit duke u thirrur në kontratën paraprake, të cilën kontratë MPB e ndërprerë në mënyrë të një anshme, ndërsa në bazë të nenin 65 të LPP-së, një operator ekonomik nuk mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një aktivitet të prokurimit apo nga ekzekutimi I kontratës, pa një konstatim nga gjykata kompetente apo dëshmi me shkrim nga ndonjë institucion kompetent që verifikon gjendjen siç thuhet në paragrafin 4 pika 4.3 të nenit 65 të LPP-së”, thuhet në vendimin e Panelit.

    MPB përmes një parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës më datë 16 dhjetor 2016. /Insajderi.com

    vendim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark