Osmani: Angazhimi i Hovenier për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pandalshëm qe 25 vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Angazhimi i Hovenier për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pandalshëm qe 25 vjet

    Insajderi
    27 December 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin lamtumirës me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën, karriera e të cilit, siç tha ajo, është e lidhur ngushtë me historinë e vendit.

    Osmani ka theksuar rëndësinë e angazhimit të ambasadorit në fazat më të rëndësishme të vendit.

    “Një diplomat, karriera e të cilit është lidhur ngushtë me Republikën e Kosovës në shumë momente historike. Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pandalshëm që 25 vjet, duke vepruar si një diplomat i përkushtuar në mbrojtjen e së vërtetës.

    Fillimisht, si pjesë e ekipit të presidentit Ahtisaari, ai luajti një rol të rëndësishëm në procesin që çoi në propozimin e pavarësisë për Republikën tonë. Më pas, ai vazhdoi kontributin e tij gjatë gjithë procesit të shtet-ndërtimit deri te misioni i tij si ambasador. Ka qenë kënaqësi e veçantë që kemi bashkëpunuar gjatë këtyre tre viteve dhe kemi punuar në interes të qytetarëve tanë”, ka potencuar Osmani para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark