Osmani dekoron familjen Jashari: Në emër të popullit të Kosovës duke e njohur sakrificën e çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dekoron familjen Jashari: Në emër të popullit të Kosovës duke e njohur sakrificën e çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës

    Insajderi
    18 February 2025 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’, Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari.

    Osmani dekoroi familjen Jashari, duke njohur kështu sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

    Dekoratën nga Osmani e ka pranuar Bekim Jashari.

    Osmani gjatë fjalimit të saj ka thënë se se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

    “Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha Osmani. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark