Osmani dekreton 21 prokurorë, kërkon nga ta që të jenë të pavarur, të pandikuar dhe profesional – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani dekreton 21 prokurorë, kërkon nga ta që të jenë të pavarur, të pandikuar dhe profesional

    Insajderi
    17 March 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, Vjosa Osmani me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar 21 prokurorë.

    Zyrtarët e ri do të kenë mandat fillestarë prej tre vitesh, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Në ceremoninë e betimit, presidentja ka ftuar prokurorët  që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.

    Ndërkaq, betimi i prokurorëve ka qenë se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesional./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark