Osmani e Kurti emërojnë inspektorin e ri të AKI-së, thonë se Burim Ramadani dha dorëheqje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani e Kurti emërojnë inspektorin e ri të AKI-së, thonë se Burim Ramadani dha dorëheqje

    Insajderi
    21 December 2022 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e presidentes Osmani, ka konfirmuar largimin e Burim Ramadanit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Sipas njoftimit të presidencës, Burim Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI.

    Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti në vend të Burim Ramadanit, kanë emëruar Kujtim Shalën si Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së.

    Osmani e Kurti kanë falënderuar Ramadanin për shërbimin e tij në AKI.

    Njoftimi i plotë i presidencës:
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale.

    Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark