Osmani e Kurti marrin pjesë në lansimin e tregut online për shitblerje makinash: Një arritje tjetër në sektorin e teknologjisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Kurti marrin pjesë në lansimin e tregut online për shitblerje makinash: Një arritje tjetër në sektorin e teknologjisë

    Insajderi
    19 February 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e hapjes së “Carvago by Gjirafa”, që do të lidhë kosovarët me tregun e madh online në Evropë për blerje dhe shitje makinash. 

    Ata e kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet kompanisë Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke, duke thënë se ky inivacioni ka një rol përmbajtjesore në zhvillimin e ekonomisë.

    Presidentja Osmani është shprehur se ky bashkëpunim do t’i sjellë përfitime vendit dhe se do të ketë ndikim edhe në jetën e qytetarëve. Më tej, ajo e ka lavdëruar edhe kompaninë Gjirafa, duke e quajtur një rrëfim suksesi të Kosovës. 

    Vërtet kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, si shenjë identifikuese e shtetit tonë. Çdo dite e me shumë po bëhen imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit, kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë. Inovacioni ka një rol përmbajtësor për zhvillimin e ekonomisë sonë”.

    “Do t’i sjellë fitim jo vetëm shtetit tonë po do të ndikoje direkt në jetën e qytetarëve tanë. Kosova është interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe ‘Carvago’ është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunim me Çekinë e thellon partneritetin tonë me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, ka thënë ajo.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është shumë e rëndësishëm bashkëpunim ndërmjet këtyre dy kompanive, duke shtuar se ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale.

    Ai ka thënë se qeveria është duke investuar në fushën e teknologjisë.

    “Është kënaqësi të flas para juve për të shënuar edhe një arritje tjetër të suksesshme në sektorin e teknologjisë. Një partneritet mes kompanisë digjitale ‘Gjirafa’ dhe ‘Carvago’ nga Republika Çeke. Qeveria jonë është e përkushtuar ta çlirojë këtë potencial duke krijuar një mjedis të favorshëm. Ekonomia digjitale ka nevoja për autostrada digjitale”, ka thënë ai.

    Shërbimi inovativ i Carvago-s ua mundëson klientëve blerjen e automjeteve nga komoditeti i tyre shtëpiak. Me përkushtim ndaj transparencës dhe cilësisë, Carvago garanton gjendjen e çdo makine, pasi teknikët e saj ekspertë inspektojnë personalisht çdo automjet para se të dalë në shitje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark