×
  • Lajme
  • Lajme

    “Osmani e mori vesh përmes shokëve të burrit”- Syla pretendon se do të ketë arrestime brenda Qeverisë Kurti, thotë se kjo është arsyeja pse u distancua presidentja

    Insajderi
    10 September 2024 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Valon Syla deklaroi se javët në vijim do të ketë arrestime brenda Qeverisë Kurti.

    Sipas tij, arrestimet do të ndodhin në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

    “E harruan me përmend një fakt për Vjosa Osmanin, unë mendoj që Vjosa Osmani në esencë ka informacione që dikun kah fundi i shtatorit, fillimi i tetorit do të ketë arrestime të rënda për qeverinë Kurti dhe personat në fjalë të cilët ajo i ka mbrojtë…Do të ketë arrestime brenda qeverisë Kurti dhe për njerëzit të cilët janë aleatë të Gërvallës, të Kurtit…”, tha Syla në Pressing.

    “Ajo i ka këto informata nga shokët e burrit në inteligjencë që e dinë se kah po shkojnë ato procese”…, shtoi Syla.

    “Po flasim për krimet në sektorin e energjetikës, për zv/ministra të Kurtit të cilët janë në proces e sipër nga Prokuroria Speciale, madje të arrestohen dhe të përfundojnë si drejtori i KEK-ut që është në burg”, tha Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark