
Në pritjen shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti qëndruan së bashku në një tavolinë të përbashkët.
Po ashtu, ata ndanin hapësirën me vajzat binjake të presidentes, të cilat u përshëndetën dhe biseduan me kryeministrin Kurti gjatë ngjarjes.
Një moment më i veçantë ishte kur bashkëshortja e Kurtit, Rita, u mor “n’grykë” nga presidentja Osmani.
Megjithatë, dyshja Kurti-Osmani, që më parë kishin kultivuar raporte të ngushta, tani duket se janë distancuar paksa, ndonëse gjatë 17 shkurtit ata ishin parë së bashku pothuajse gjatë gjithë ditës.
Në fotot e mëposhtme, mund të shihni momentet nga tavolina që ndanë bashkë Kurti dhe Osmani, ndërsa pas saj qëndronte Prindoni, bashkëshorti i presidentes.