Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur në emër të Kosovës para përfaqësuesve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.
Në Strasburg, Osmani u foli aleatëve për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Ne na bashkojnë vlerat tona, dhe në këtë kohë sfiduese për Evropën, jemi akoma më të fortë kur bëhemi bashkë për t’i mbrojtur ato”, njoftoi Presidentja Osmani në Twitter.
Po ashtu sot, Osmani takoi edhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, ku ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si tre shtyllat thelbësore të Këshillit të Evropës.