Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka dhënë një intervistë për gazetën kroate Večernji list, ku ka thënë se është shumë krenare për marrëdhëniet e Kosovës me Kroacinë.
Osmani ka folur edhe për raportet me Serbinë.
“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, tha ndër tjera Osmani renda saj.
Ndër të tjera, ajo ka folur hapur për situatën e nxehur në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunat serbe në veri të Kosovës.
“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh”, tha presidentja Osmani.
Megjithatë, Osmani ka hedhur poshtë çdo mendim për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës.
Ndërkohë, presidentja Osmani ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë në Kroaci për një vizitë zyrtare, raporton EO.