Osmani flet sërish për takimin me Lajçakun: Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është vendimtar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani flet sërish për takimin me Lajçakun: Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është vendimtar

    Insajderi
    05 July 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sërish për takimin e djeshëm me përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se me Lajçakun kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

    “Në takimin e djeshëm me përfaqësuesin special Miroslav Lajçak, diskutuam zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të punuar me partnerët për të kapërcyer sfidat e sigurisë. Theksova se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit është vendimtar”, ka shkruar Osmani.

    Lajçak tha se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojnë diskutimet me hapa konkretë”.

    Para gazetarëve në Prishtinë, Lajçak nuk ka dashur të komentojë masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, por bëri të ditur se BE-ja i ka gati sanksionet edhe për Serbinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark