Osmani: Grupi Punues urgjentisht ta kryejë punën për largimin e kryetarëve në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Osmani: Grupi Punues urgjentisht ta kryejë punën për largimin e kryetarëve në Veri

    Insajderi
    04 August 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Grupi Punues, që u formua nga Ministria e Pushtetit Lokal për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave, duhet urgjentisht ta kryejë punën e tij për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në komunat veriore.

    “Krejt çka duhet është që çështjet teknike procedurale të afateve të determinohen nëpërmjet qoftë udhëzimeve administrative, qoftë rregulloreve të KQZ-së. Tashmë ekziston një grup punues ku edhe kabineti im është prezent dhe do të japë kontributin e vet. Unë u bëj thirrje anëtarëve të këtij Grupi Punues që urgjentisht ta përfundojnë punën”, ka thënë sot Osmani.

    Ajo tha se sapo të krijohet baza ligjore atëherë qytetarët e këtyre komunave kanë të drejtë të dorëzojnë poziciononin.

    Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, të hënën ka nisur punën për nxjerrjen e një udhëzimi administrativ që i hap rrugë largimit të kryetarëve aktualë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

    Ministria ka themeluar këtë Grup Punues për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Sipas vendimit, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri më 1 shtator 2023.

    Ky hap iu kërkua Kosovës në pikën 3 të marrëveshjes Kosovë-BE që u nënshkrua në Bratislavë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark