Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant, me të cilin nuk dua të humbë asnjë sekondë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant, me të cilin nuk dua të humbë asnjë sekondë

    Insajderi
    17 July 2025 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pyet për deklaratat e ish kryeministrit Avdullah Hotinë kohën e Marrëveshjes së Washingtonit që tha se Osmani e “luftuar” atë.

    Ajo tha se Hoti është njeriu më jorelevant dhe se akuzat që Kosova nuk i zbaton marrëveshjet vijnë vetëm nga Serbia.

    “Hoti është njeriu më jorelevant, në të cilin nuk dua të humbë asnjë sekondë. Nëse doni ta bëni si pyetje tuajën se a është zbatuar marrëveshja a po jo, vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. A e keni lexuar marrëveshjen, cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Kosova e ka hapur ambasadën në Jerusalem, Kosova nuk lejon të bëjë marrëveshje ekonomike as për 5 G as me Kinën as me armiq tjerë të Amerikën, këtë e kanë kërku ne e kemi zbatuar, Serbia jo. Serbia ka qenë e detyruar deri në korrik 2021 ta hapë ambasadën në Jerusalem, a e ka bërë këtë punë jo. Serbia ka qenë e detyruar t’i mbyllë bizneset kineze, kurrë s’i ka mbyllë… Gjithcka që është kërkuar nga ne ka ndodhur. Unë nuk kam qenë as presidente as kryeministre në atë periudhë që të negocioja atë marrëveshje. Unë jam presidente sot dhe punoj shumë afër me administratën e presidentit Trump në mënyrë që të arrijmë një bashkëpunim të thelluar e strategjik, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, mirëpo ta kemi të qartë akuza ndaj Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve vijnë nga Serbia. Njerëzit duhet të kujdesen shumë të mos shndërrohen në altoparlanta të Serbisë këtu me akuza të tilla”, tha ajo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark