Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke u deklaruar para Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.
Osmani fjalimin e nisi duke e përmendur ish-presidentit, Ibrahim Rugova, duke theksuar se Kosova ka ecur dhe po do të ecën përkrahë institucioneve evropiane.
“Presidenti Rugova kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”, tha ajo.
“Në këtë moment kritik, ju bëj thirrje që të qëndroni të palëkundur pranë nesh“, u shpreh mes tjerash Osmani derisa shtoi se “Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian”, tha presidentja.
Kujtojmë, se Osmani është presidentja e para nga Kosova që flet për herë të parë para Parlamentit Evropian./Insajderi.org