Osmani informon shefin e Zyrës së BE-së, për takimin e thirrur me partitë politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani informon shefin e Zyrës së BE-së, për takimin e thirrur me partitë politike

    Insajderi
    14 May 2025 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka diskutuar me Orav për situatën aktuale politike në vend, si dhe për takimin konsulativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër, shkruan Insajderi.

    “Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark