Pesidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.
“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.
Vizita e Osmanit po ndodh në kohën kur situata në veri është më e tensionuar se kurrë.