×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Jemi të zhgënjyer me trajtimin që po ia bëjnë Kosovës disa vende të BE-së

    Insajderi
    18 December 2024 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Bruksel po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

    Aty po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

    Me të mbërritur Osmani, pati edhe një adresim para mediave.

    Osmani u shpreh e zhgënjyer me trajtimin që Kosovës po ia bëjnë disa vende të Bashkimit Evropian.

    “Arsyeja kryesore është se nuk ka përparim në drejtim të heqjes së masave për Kosovën, ato janë ende në fuqi. Dhe, siç i kemi parë konkluzionet dhe që presim t’i pranojmë, nuk duket se ato do të hiqen këtë dhjetor”, tha Osmani para mediave.

    Shefja e shtetit të Kosovës i falënderoj 2/3 e vendeve të Bashkimit Evropian që mbështeten heqjen e masave.

    “Dhe po ashtu jam këtu për të biseduar edhe për t’i pyetur edhe ato shtete që çka ju duket evropiane duke i dënuar 1.7 milion banorë madje edhe në projektet për ujë të pijes”, tha ajo.

    Ajo tha se Kosova ka dy vite që ka aplikuar për të marrë statusin e vendit kandidat, por deri tani s’ka asnjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark