Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas një komunikate e lëshuar nga presidenca, gjatë takimit biseduan për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Përgjatë takimit Osmani dhe Barbano kishin diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.