Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare, e ka quajtur kapërcim në jetën e përtejme që shënon vetëm ndarjen fizike por që do të mbetet në zemrat e shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij.
Osmani ka thënë se Kadare ishte gjeni shqiptar që veprën e vet ia ka kushtuar dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet.
Me veprat e tij, Osmani ka thënë se shkrimtari e lartësoi përmes veprës gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.
Postimi i plotë: