×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Komunat duhet të kenë strehimore për viktima të dhunës me bazë gjinore

    Insajderi
    05 June 2024 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur një takim me Këshillin e Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Osmani, ka thënë qëllimi i këtij takimi është dëgjimi i sfidave dhe rritja e bashkëpunimit nga niveli qendror në atë lokal. Tutja ajo ka thënë se problemet kërkojnë mobilizim.

    Osmani ka përmendur nevojën e rritjes së numrit të zyrtarëve dhe trajnimin e tyre në qendra për punë sociale për trajtimin e viktimave të dhunës. 

    “Duhet të sigurohemi që secila komunë e Kosovës ta ketë strehimoren, e cila ka financim të qëndrueshëm. Kemi bërë thirrje si presidencë, që kjo të jetë me një linjë të veçantë buxhetore të Republikës së Kosovës, mirëpo në rast se ka pengesa ju lus që si komuna të jeni mbështetës në mënyrë që këto qendra, të mos mbesin pa shërbimet bazike të cilat kanë viktimat e dhunës me bazë gjinore”, ka thënë Osmani.

    Osmani ka përmendur edhe vrasjet e grave, raste të cilat janë shpeshtuar kohëve të fundit, dhe ka kërkuar bashkërendim ndërinstitucional.

    “Duhet të kemi një reagim jo vetëm emergjent por edhe të bashkërenduar sepse gjithsecili prej nesh e dimë që koordinimi i mirëfilltë i institucioneve dhe funksionimi i secilës hallkë ku viktimat e dhunës mbi baza gjinore mund të kërkojnë mbështetje, është e vetmja zgjidhje për eliminimin e këtij fenomeni dhe për rritjen e efektivitetit të masave parandaluese”, ka thënë ajo.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu tha se komunat po përballen me sfida të cilat presin zgjidhje nga niveli qendror.

    “Ne kryetarët e komunave mirëpresim takimet e tilla koordinuese me nivelin qendror për  bashkëpunim ndërinstitucional,  për nevojat që ka pushteti lokal. Ne të gjitha takimet ne kemi adresuar disa shkresa të cilat nuk janë adresuar ende. Ato kërkojnë zgjidhje për një qeverisje lokale”, ka thënë Aliu.

    Tutje ai ka thënë se janë në pritje të themelimit të grantit të katërt për komunat përmes ligjit për financat lokale.

    “Ky ligj ndihmon edhe në themelimin edhe të grantit për shqyrtime sociale që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon edhe në parandalimin e dhunës në familje dhe atë më bazë gjinore”, ka thënë ai.

    Aliu i cili është kryetar i komunës së Ferizajt, ka shprehur gjithashtu shqetësimin për mos komunikimin ndërinstitucional.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark