
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut. Ajo kujtoi disa fjalë të Papës, gjatë vizitës që ajo kishte në Selinë e Shenjtë.
“Do të vij në Kosovë”, ishte premtimi i Papa Françeskut gjatë audiencës që kisha me të në Selinë e Shenjtë, duke treguar sa shumë dashuri kishte për vendet më të vogla, sidomos për popullin e përvuajtur të Kosovës. Këtë vizitë, fatkeqësisht nuk arriti ta realizojë, sepse Shenjtëria e Tij, Papa Françesku kaloi në amshim, por do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror që me përulësinë, mençurinë dhe dashurinë e tij të pakufishme i dha botës një shembull të rrallë njerëzie dhe shërbimi”, shkroi Osmani.
“Populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për fjalët e ngrohta dhe kujdesin e vazhdueshëm që Papa Françesku tregoi ndaj nesh. Ai ishte një zë që i dha rëndësi vuajtjes së të pafajshmëve dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur”, shkroi Osmani. Insajderi.org