Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes: Ishte njeri me virtyte, autorët të vihen para drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes: Ishte njeri me virtyte, autorët të vihen para drejtësisë

    Insajderi
    23 November 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar politikanin dhe intelektualin, Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

    Osmani ka thënë se Mustafa ishye një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte.

    “Ai ishte më shumë se një politikan, një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte, duke e vënë gjithë potencialin e tij intelektual në shërbim të luftës për liri e pavarësi”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

    Presidentja është shprehur se autorët duhet të vihen para drejtësisë, ndërkaq kujtimi për Mustafën do të jetë i përhershëm.

    Osmani ka thënë se vrasja e intelektualit na i kujton sfidat e ashpra me të cilat u përball shoqëria jonë atëkohë.

    “Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në zemrat tona, teksa vizioni i tij për Kosovën e pavarur është testamenti i përmbushur”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark