Osmani: Mënyra më demokratike për zgjedhjet në veri, peticioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Mënyra më demokratike për zgjedhjet në veri, peticioni

    Insajderi
    07 June 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova mund të shpallë zgjedhje nësë 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato.

    “Kosova mund të shpallë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe pas protestave të dhunshme, nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato”, tha Osmani.

    Në një intervistë për Reuters, presidentja Vjosa Osmani beson se një peticion do të ishte mënyra më demokratike për të shpallur zgjedhjet e reja.

    “Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të kishte ardhur fillimisht nga ata, nga qytetarët”, tha ajo.

    Osmani tha për Reuters se shkarkimi i kryetarëve të komunave përmes një peticioni do të ishte një lloj referendumi i cili do të hapte rrugën për një votim të dytë që do të mbahej për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ajo tha se i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh.

    Mes tjerash presidentja e vendit theksoi se Kosovës duhet do t’i sigurohet nga bashkësia ndërkombëtare se Beogradi nuk do të ndërhyjë.

    Osmani foli edhe për takimin e fundit që pati në Moldavi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, e që aty ishte edhe president serb, Aleksandar Vuçiq.

    Ajo e përshkroi presidentin serb si “një mbret i dramës”.

    “Vuçiq në shumicën e takimeve të tij është një mbret i dramës,” tha ajo, teksa shtoi se “kështu që ai, natyrisht, u përpoq të krijonte përsëri shumë dramë, por nuk dha ide që do të kontribuonin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Atij i pëlqen të pretendojë se po bën lëshime të mëdha, se ka shumë presion mbi të, se po vuan, se është në rrezik dhe të gjitha këto. Por, këto lloj zemërimesh ata duhet të lihen jashtë dhomës pas moshës katër vjeç”, tha Osmani


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark