Osmani ndanë medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës: Guximi dhe vendosmëria e tyre për drejtësi është frymëzim për gjenerata të tëra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani ndanë medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës: Guximi dhe vendosmëria e tyre për drejtësi është frymëzim për gjenerata të tëra

    Insajderi
    02 June 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ua ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës.

    Postimi i plotë:

    Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, pata nderin që sot t’ua ndaj Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës.

    Guximi i tyre i palëkundur përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, vendosmëria për ta shndërruar pikëllimin në shpresë dhe kujtimin në një kërkim të pandalur për drejtësi janë frymëzim për gjenerata të tëra.

    Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark