Osmani në Ditën e Dëshmorëve të Prishinës: Janë kujtimi dhe motivi i përhershëm i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Ditën e Dëshmorëve të Prishinës: Janë kujtimi dhe motivi i përhershëm i Kosovës

    Insajderi
    18 April 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve.

    Republika e Kosovës, sipas Osmani është ideali i shumë brezave dhe kontribut i dëshmorëve të UÇK-së, të cilët e përmbushën ëndrrën tonë për liri dhe shtet.

    “Sot përkulemi para veprës së të gjithë dëshmorëve të UÇK-së nga komuna e Prishtinës, të cilët mbrojtën dinjitetin tonë, na bën krenarë me heroizmin e tyre duke dhënë jetën për lirinë tonë, për shtetin tonë”.

    “Ata do të jenë përherë udhërrëfyes për brezat dhe kujtesa jonë për rrugën nëpër të cilën kemi kaluar deri te liria. Dëshmorët e UÇK-së, janë kujtimi dhe motivi i përhershëm për Republikën e Kosovës”, ka theksuar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark