Osmani në takim me ambasadoren greke – Diskutojnë për dialogun dhe nevojën e heqjes së masave të BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në takim me ambasadoren greke – Diskutojnë për dialogun dhe nevojën e heqjes së masave të BE-së

    Insajderi
    26 January 2024 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

    Sipas Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.

    “Presidentja foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në komunikatën për media.

    Tutje, Osmani ka ritheksuar nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat siç ka thënë, janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark