Presidentja e vendit, Vjosa Osmani piret ta vizitojë nesër komunën e Drenasit, shkruan Insajderi.
Në orën 11:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, thuhet në njoftim të presidencës.
Bëhet me dije se Osmani së bashku me kryetarin Lladrovci pas takimit do të deklarohen për media.
Gjatë vizitës në Drenas, Presidentja do të vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndroj edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.