Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

    Insajderi
    13 June 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Tokio, është takuar me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, të cilin e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin ndaj thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Në një postim në Facebook, Osmani tha se me kryeministrin Ishiba kanë diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

    “Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë”,  ka shkruar Osmani.

    Ajo ka theksuar gjithashtu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në shtetndërtim, integrim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark