
Presidentja, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi.
Osmani tha se kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, do të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.
“Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën“, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Osmani.
“Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi“, vijon shkrimi i saj.