Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është pyetur për draftin franko-gjerman.
Ajo tha se se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane. Do të ketë takime në mënyrë që detajet e kësaj inicaitive që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.
Të mërkurën, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pranuar ekzistencën e një plani franko-gjerman.