“Osmani nuk rrëzohet, do ta ketë edhe një tjetër mandat”, i bindur Blerim Vela - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Osmani nuk rrëzohet, do ta ketë edhe një tjetër mandat”, i bindur Blerim Vela

    Insajderi
    06 April 2023 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo vetëm që nuk do të rrëzohet por Vjosa Osmani do ta ketë edhe një mandat tjetër, ka vlerësuar vartësi i Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

    Raportimet që ekziston mundësia që Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Osmanin, Vela tha se erdhën nga “qarqe që lidhen me Serbinë”.

    “Hipotetikisht do të mund të rrëzohej vetëm një deputet. Në raundin e dytë kanë marrë pjesë 82 deputetë. Nuk ka asnjë bazë ligjore, juridike, kushtetuese që të mund të vihet në atë konkludim [rrëzimi i Presidentes]”.

    “Lajmi u është shpërndarë mediave [për rrëzimin e mundshëm të Presidentes] nga qarqe që lidhen me Serbinë. Nuk u vë faj këtu mediave. Janë disa shpërndarës të lajmeve të rreme”, i tha ai Telegrafit, përcjell Insajderi.

    “Presidentja nuk do të rrëzohet. Ajo do ta kryej mandatin e saj dhe do ta ketë një tjetër mandat”, ka thënë ai i bindur./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark