Osmani pas arrestimit të ish-policit: Serbia të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet arbitrare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas arrestimit të ish-policit: Serbia të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet arbitrare

    Insajderi
    11 June 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu nga shteti i Serbisë.

    Ajo ka thënë që Serbia duhet ta ndalojë menjëherë fushatën e arrestimeve politike dhe të mbahet përgjegjëse nga faktori ndërkombëtar për veprimet arbitrare.

    Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës dhe të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare. Këto veprime jo vetëm që pengojnë lirinë e lëvizjes, por edhe rrezikojnë çdo përpjekje për dialog e normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në reagimin e saj.

    Osmani ka thënë se ka kërkuar reagim nga shtetet e QUINT’it dhe misioni i BE’së.

    Gjatë ditëve të fundit, përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, kemi kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së, në mënyrë që këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë të mos injorohen”.

    Po ashtu, ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark