Osmani pas takimit me Sorensenin: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas takimit me Sorensenin: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog

    Insajderi
    17 March 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani pas takimit më të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vlerësoi se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.

    Ajo shtoi se masat e BE-së ndaj Kosovës po e dëmtojnë balancën në dialog.

    Presidentja Osmani tha se në takim kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.

    “Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balancin e nevojshëm në dialog”, shkroi presidentja Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark