Osmani: Pavarësisht tendencave destabilizuese, Kosova do të vazhdojë përpara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Osmani: Pavarësisht tendencave destabilizuese, Kosova do të vazhdojë përpara

    Insajderi
    13 May 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është burim stabiliteti në situata kur kërkohet të krijohet tension e konflikt.

    Ajo ka theksuar se pavarësisht tendencave destabilizuese, Kosova do të vazhdojë përpara.

    “Republika e Kosovës është një dritë shprese dhe burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension e konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për promovim të qeverisjes së mirë, efektive e gjithëpërfshirëse, dhe avancim të vazhdueshëm të demokracisë pavarësisht sfidave dhe tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre”, tha sot ajo pas takimit me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.E para e shtetit në një konferencë për media pas takimit me Power, deklaroi se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të Amerikës për Kosovën.

    E para e shtetit në një konferencë për media pas takimit me Power, deklaroi se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të Amerikës për Kosovën.

    “Kontributi i USAID-it është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-ve për ta ndihmuar Kosovën drejtë suksese, për më shumë se dy dekada na kanë qëndruar pranë duke mbështetur gratë, rininë, bizneset si dhe kanë ndihmuar përpjekjet tona për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit” u shpreh Osmani.

    Ajo mes tjerash, ka vlerësuar edhe shpalljen e ankandit të parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

    “Ndërsa nga dje na ndihmuan të bëjmë një hap të sigurtë në rrugën tonë të tranzicionit energjik”, tha Osmani.

    Tutje, e para e shtetit tha se ka kënaqësi të veçantë që të pres Power pas 24 vjetësh në Kosovë.

    “Për Kosovën dhe qytetarët e saj ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar siç është gjithnjë në kënaqësi e jashtëzakonshme të presim miqtë tanë nga ShBA-ja veçanërisht kur presim miq që kanë lidhje kaq të forta me popullin tonë dhe kuptojnë historinë tonë e rrugëtimin tonë pakompromis drejt një shtetit të pavarur e demokracie të fortë”.

    “Sot administratorja Power viziton Republikën e Kosovës si udhëheqëse e USAID, 24 vjet pas luftës që ishte si reportere e luftës duke raportuar të vërtetën e popullit tonë” u shpreh Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark